KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » RTK për largimin e disa moderatorëve nga emisionet: Nuk ka censurë, është rezultat i riorganizimit të stafit
Lajme

RTK për largimin e disa moderatorëve nga emisionet: Nuk ka censurë, është rezultat i riorganizimit të stafit

Kosova News
Kosova News 16:18 -27/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) përmes një komunikate për media ka sqaruar se mos-angazhimi i disa redaktorëve në moderim në disa emisione ka ardhur si rezultat i riorganizimit të stafit.

Lidhur me këto largime pati reagim nga gjashtë moderatorët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, duke e cilësuar si ‘sulm ndaj fjalës dhe censurë e arbitraritet”.

“RTK po kalon një fazë avancimi programor dhe organizativ, me qëllim rritjen e cilësisë së përmbajtjes në të gjitha kanalet dhe platformat, me fokus të veçantë në forcimin e kanalit informativ RTK3. Në këtë kuadër janë ndërmarrë disa riorganizime të stafit, të cilat janë vendime të natyrës menaxheriale dhe nuk kanë karakter ndëshkues apo disiplinor”- thuhet në komunikatën e RTK-së.

Sipas RTK-së, kontratat e punës së redaktorëve mbeten të paprekura. “Detyrat e tyre lidhen me redaktim dhe mbikëqyrje editoriale, jo me moderim, ndaj lirimi i tyre nga ky rol është në përputhje me kontratat dhe rregulloret e brendshme”.

Derisa, pretendimet për “censurë” apo “heshtje të zërit profesional”, RTK thotë se nuk qëndrojnë. “Redaktorët vazhdojnë të kenë liri dhe të drejtë të plotë editoriale, të cilën e demonstrojnë përmes paraqitjeve publike në programet e RTK-së, si asnjëherë më parë.

Në komunikatë më tej u potencua se “Ndonëse RTK po funksionon në rrethana jo të zakonshme, kjo gjendje nuk do ta pengojë institucionin në avancimin e ofertës programore dhe përmirësimin e proceseve të punës”.

“Në asnjë rast kjo situatë nuk mund të shfrytëzohet nga punonjësit e RTK-së për të bërë prononcime në rrjete sociale me përmbajtje politike, ofenduese, apo të papajtueshme me etikën dhe standardet profesionale” – thuhet tutje në reagim.

RTK potencoi se çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe “të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi”.

“Si transmetues publik, RTK është e përkushtuar ndaj transparencës, respektimit të ligjit dhe kontratave, pavarësisë editoriale dhe objektivitetit, me theks ofrimin e përmbajtjes cilësore për qytetarët e Kosovës. Në këtë kuadër, RTK thekson se respekton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve për të punuar pa ndërhyrje, ndërsa çdo shqetësim i ngritur nga redaktorët, apo publiku do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale”- thuhet tutje në komunikatë.

Më 25.08.2025, gazetarët dhe moderatorët, Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami ishin njoftuat nga menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës se nga 01.09.2025 nuk do jenë më pjesë e moderimit të emisioneve.

Lidhur me këtë, pati shumë reagime nga vetë moderatorët, por edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

Blerta Foniqi Kabashi përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook shkroi se kjo ishte censurë dhe përjashtim arbitarë. “Të premten, në fund të orarit të punës, morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin nga data 1 shtator, përjashtohemi nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00”- shkroi ajo.

“Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional”- shtoi tutje.

Ajo shtoi se “vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik”.

Derisa, gazetarja dhe moderatorja Jehona Zhitia shkroi se lufta për t’i larguar nga ekrani dhe për të shuar gazetarinë profesionale brenda RTK-së ka kohë që ka nisur. “Që nga janari i këtij viti, unë dhe kolegët e mi, po përballemi me presion të vazhdueshëm dhe me veprime arbitrare që synojnë të na heshtin”- shkroi ajo.

“Nga partia në pushtet po akuzohemi se jemi kundër tyre. Madje në një debat televiziv sonte një përkrahës i VV-së, i cili më së paku luan rolin e analistit politik tha se ajo çka ka ndodhë të premten me 6 redaktorët në RTK, është lajm i mirë por i vonuar”- shtoi tutje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi u shprehën se veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, “të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave”. “Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje”- thuhet në reagim.

Derisa, sindikata e punëtorëve të RTK-së tha se vendimi nuk ka bazë ligjore. “Kujtojmë se, sipas skemës programore, ndryshimet e tilla mund të bëhen vetëm me vendim të Bordit të RTK-së. Aktualisht, Bordi i RTK-së është i paplotësuar dhe, si i tillë, nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Çdo veprim jashtë kësaj procedure përbën shkelje të bazës ligjore dhe normative të brendshme”- theksuan në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 27/08/2025 27/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?