KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » RTK i publikon pamjet brutale të Milan Radojiçiq duke e rrahur ish- kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut
Politikë

RTK i publikon pamjet brutale të Milan Radojiçiq duke e rrahur ish- kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Kosova News
Kosova News 17:42 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një video të siguruar nga RTK, Millan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut. Sipas burimeve të RTK-së, ngjarja ka ndodhur kohë më parë në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Millan Radoiçiqit.

Millan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, mësohet se po zbaton një fushatë të egër ndaj serbëve që i dalin kundër interesave të tij biznesore, por edhe atyre politike.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Radiotelevizioni i Kosovës ka tentuar të vejë kontakt me z.Spiriq, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, RTK ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione nëse Spiriq ka hapur ndonjëherë në Policinë e Kosovës ndonjë rast kundër Milan Radojiciqit. Sipas Veton Elshani nga Policia e Kosovës, në këtë institucion nuk është paraqitur ndonjë denoncim nga Spiriqi.

Millan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist, i ka nxjerrë telashe të mëdha edhe politikanit serb, Nikola Sanduloviq. Politikani opozitar ishte arrestuar dhe rrahur nga BIA serbe më 3 janar të këtij viti.

Në një intervistë dhënë për RTK Prime, Sanduloviq  tha se Radojiçiq ishte i pranishëm gjatë rrahjes së tij.

“Nëse e shtoj që i kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju. Ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Millan Radoiçiq, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka deklaruar Sanduloviq për emisionin RTK Prime.

Millan Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, ku nga terroristët serbë, në kryerje të detyrës ka rënë polici, Afrim Bunjaku.

Millan Radoiçiq dhe të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, së fundi janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.

Pas sulmit terrorist në Banjskë Radoiçiqi është futur edhe në listën e të kërkuarve nga INTERPOL, kurse kohë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe e kishin vendosur në listën e zezë.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Edhe senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, ditë më parë nga Konferenca e Munihut, tha se Millan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Gjithashtu lexoni:

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?