KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai
Botë

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai

KosovaNewss
KosovaNewss 12:56 -12/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i viktimave nga zjarret në ishullin Maui ka arritur në 80, thanë zyrtarët në Havai.

Rritja e numrit të viktimave nga zjarret që nisën këtë javë u bë e ditur nga autoritetet në Maui, pasi paraprakisht ishte raportuar për 67 viktima.

Njoftimi vjen në kohën kur të premten mbrëma ka shpërthyer një zjarr i ri në Maui, duke detyruar evakuimin e një komuniteti në verilindje të zonës ku më herët gjatë kësaj jave shpërthyen zjarre, tha policia.

Zjarri nxiti evakuimin e banorëve nga Kanapali në Mauin Perëndimor, tha policia përmes rrjeteve sociale.

Më herët qarkullimi në trafik u ndalua dhe disa persona kaluan zonën e mbyllur me barrikada për shkak se zona është shpallur si zonë e fatkeqësive dhe hyrja është ndaluar për shkak të rrezikut, tha policia.

Shumica e banorëve të Mauit veçse kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre, ku kanë gjetur vetura të djegura dhe dëme të tjera. Zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe biznese. Shtyllat e telefonitdhe ndërtesat janë shkatërruar.

Zyra e prokurores së përgjithshme, Anne Lopez, ka njoftuar se do të kryhet një rishikim i vendimeve dhe politikave që janë marrë gjatë dhe pas zjarreve, shkruan REL.

Zjarret janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore që kanë goditur Havain në dekada dhe vlerësohet se është fatkeqësi më e rëndë sesa cunami i vitit 1960 që la të vrarë 61 persona. Havai ishte goditur edhe nga një cunami më vdekjeprurës më 1946, kur kishin vdekur mbi 150 persona, pas së cilit ishin krijuar sistemet e emergjencave, përfshirë edhe lëshimin e sirenave për të paralajmëruar banorët për rrezikun.

Megjithatë, shumë të mbijetuar të zjarreve kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar ndonjë sirenë paralajmëruese për t’iu dhënë atyre kohë që të përgatiteshin.

Edhe në të dhënat e departamentit për menaxhimin e emergjencave të Havait nuk ka indikatorë se janë lëshuar sirena për të paralajmëruar banorët e ishullit që të largoheshin. Zyrtarët, megjithatë, kanë dërguar alarme në telefonat mobilë, kanë njoftuar banorët përmes televizioneve dhe radiove, por për shkak se zjarret kanë shkatërruar linjat e energjisë këto mesazhe nuk kanë arritur te të gjithë banorët.

Guvernatori Josh Green ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet pasi operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Zona më e goditur nga zjarret është Lahaina, ku ka dëme të mëdha.

Zjarret në Havai janë më vdekjeprurëset në SHBA që nga zjarri më 2018 në Kaliforni kur u vranë 85 persona.

Gjithashtu lexoni:

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur

Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

KosovaNewss 12/08/2023 12/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?