Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në Indi, duke vrarë shtatë persona në bord.
Aksidenti ndodhi brenda pak minutash nga ngritja e helikopterit, thanë zyrtarët, në atë që duhet të kishte qenë një fluturim 10-minutësh.
Bëhet e ditur se helikopteri u rrëzua në në shtetin verior indian të Uttarakhand.
Ai po fluturonte për në Guptkashi, një vend i shquar pelegrinazhi hindu në Himalaje, nga qyteti tempullor Kedarnath, shkruan skynews.
Ndryshe, zyrtarët thanë se rrëzimi besohet të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.
Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi dhe pritet të rishikojnë protokollet operative për fluturimet në rajon.
Sipas zyrtarëve, të vdekurit përfshijnë pilotin dhe pelegrinët nga shteti fqinj Uttar Pradesh dhe shtetet perëndimore Maharashtra dhe Gujarat.
Trupat u dogjën rëndë në një zjarr që pasoi rrëzimin, thanë ata.