KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreziku nga përhapja e sëmundjes së fruthit, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve në Kosovë
Shëndetësi

Rreziku nga përhapja e sëmundjes së fruthit, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:26 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Fetije Fetaj, ka thënë se marrë parasysh që në Evropë javëve të fundit është përhapur sëmundja e fruthit, edhe Kosova është e rrezikuar nga kjo sëmundje.

Por, sipas saj Kosova është e përgatitur për t’u përballur me çdo situatë.

Ajo tha se shqetësuese është mosvaksinimi i fëmijëve të komunitete rom, ashkali dhe egjiptas, e sidomos mosvaksinimi kundër sëmundjes së fruthit.

Doktoresha Fetaj tha se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket imunizimit dhe se vaksinimi në vend është mbi 92% në kalendarin e rregullt.

“Faktikisht sëmundja e fruthit është një sëmundje shumë ngjitëse dhe po jemi të rrezikuar sepse është shfaqur në të gjithë Evropën, edhe në shtetet e rajonit edhe lëvizjet e mëdha të popullatës normalisht që unë pres që kemi me pas raste të fruthit. Domethënë për të qenë rehat Kosova dhe ne Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përqindja duhet të jetë mbi 95%, pikërisht për sëmundjen, për fruthin. Komunitetet rom, ashkali, egjiptas e kemi një përqindje më të ulët të përfshirjes, plus nuk e dimë edhe sa fëmijë faktikisht saktësisht i kemi nga këto komunitete për shkak se një pjesë e tyre nuk janë edhe të regjistruar, ose asnjëherë s’kanë qenë në qendrat e vaksinimit dhe një pjesë tjetër, plus kanë marrë disa vaksina por jo të përfunduar komplet kalendarin sipas orareve që janë të shpërndara”.

Ajo tha se vetëm vitin e kaluar me ekipe mobile së bashku me UNICEF-in janë vaksinuar mbi 2500 fëmijë të këtyre komuniteteve.

Ajo theksoi se janë duke punuar që t’i identifikojnë fëmijët që nuk janë të vaksinuar kundër fruthit, pasi sipas saj, sëmundja është tepër ngjitës.

“Ne jemi bashkërisht me UNICEF-in në terren me ekipet mobile që vetëm vitin e kaluar me sesione të vaksinimit derë me derë , faktikisht janë vaksinuar diku mbi 2500 fëmijë të këtyre komuniteteve, edhe që për mua është një e arritur edhe një qetësi faktikisht sepse janë vaksinuar fëmijët, por prapë unë këtë javë e pashë se kemi dalë në terren, kemi fëmijë të pavaksinuar nga këto komunitete edhe të moshave të ndryshme, ka fëmijë që janë 13 ose 14 vjeç se ka marrë, ndoshta vetëm një vaksinë në lindje dhe nuk ka marrë më. Kemi punuar shumë, jo vetëm gjatë kësaj jave ne kemi vazhduar edhe prej janarit faktikisht, në shfaqjen e parë të rasteve, ne veç kemi filluar me ekipet mobile me i identifikuar fëmijët e pavaksinuar dhe t’i vaksinojmë sa më shpejtë, që të paktën të mundohemi që edhe nëse vjen fruthi, sepse po them është sëmundje që është tepër ngjitëse, të paktën ta kemi në përmasa më të ulëta”, tha ajo në një intervistë për EO.

Fetaj sqaroi se vendi ka mjaftueshëm vaksina si për kalendarin e rregullt si dhe vaksinat me indikacione dhe për këtë arsye ajo bënë thirrje që familjarët t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Vaksinat janë të mjaftueshme, ne me vite e vite nuk kemi problem këtë, Ministria e Shëndetësisë siguron një stabilitet financiar edhe për vaksinat e kalendarit të rregullt, plus edhe vaksinat me indikacione, kështu që asnjë moment asnjë problem nuk është për vaksina. Pastaj është shpërndarja, unë për atë po iu bëj thirrje, sepse ne për atë kemi shpërndarë vaksinat në çdo qendër të mjekësisë familjare, QKMF, QMF, AMF që të jetë qasja sa më e lehtë edhe prindi ta ketë sa më të lehtë që t’i sjellë fëmijët e tyre për t’u vaksinuar”. “Iu bëj thirrje prindërve që të shikojnë kartelën e vaksinimit, ne e dimë që janë disa vaksina që merren gjatë fëmijërisë e sidomos pa i bërë fëmija 2 vjet, të sigurohet që a i kanë të plotësuar, komplet kalendarin se mund të iu shpëtojë ndonjë vaksinë, nëse nuk janë të sigurt të ofrohen nëpër qendrat e tyre të afërme të shikojnë edhe punëtorët shëndetësorë, profesionistët tanë i tregojnë se cila vaksinë e ka radhën ose i ka kryer vaksinat”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

IKShPK: 36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Kosova News 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?