KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrezik nga barnat e falsifikuara, thirrje që të mos blihen online
ShëndetësiSiguri

Rrezik nga barnat e falsifikuara, thirrje që të mos blihen online

Kosova News
Kosova News 15:24 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti në botë vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.

Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale. “Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet…Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet sepse ka shuma të mëdha parash që futen aty dhe ka shumë biznese që hyjnë aty”, ka theksuar Waldmeier.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të blejnë produkte në internet, sepse sipas tij është shumë e rrezikshme.

“Vitin e kaluar nga 80 mijë faqe është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur. Mos blini produkte nga internet sepse është shumë e rrezikshme”, ka deklaruar Waldmeier.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se po e përmbyllin kornizën ligjore sa i përket rregullave që kanë të bëjë me prodhimin si dhe çmimin e produkteve, në kuadër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave.

“Ministria e Shëndetësisë është duke përmbyllur kornizën ligjore sa i përket rregullave që çdo gjë që ka të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kuadër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Tashmë diskutimi publik ka përfunduar dhe grupi së shpejti do të përfundojë edhe duke diskutuar komentet dhe diskutimet që janë dhënë nga shoqata, farmacistë, individ të ndryshëm”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij ehe buxheti për barnat e listës esenciale duhet të rritet.

“Veprimi i dytë ka të bëjë me rritjen e buxhetit për sa i përket furnizimit nga lista esenciale e barnave, dhe tashmë jemi edhe dëshmitarë që ky vit është si asnjëherë më parë me një buxhet goxha të mangët për furnizimin nga lista esenciale e barnave për material shpenzues mjekësor dhe barna. E po ashtu një hap tjetër, e kemi bërë edhe sa i përket monitorimit të këtij tregu apo të funksionalizimit të rregullt të institucioneve shëndetësore të industrisë farmaceutike me shumicë dhe pakicë duke shpallur edhe rekrutimin e tashmë në procedurë e sipër të 42 profesionisteve tjerë në Agjencionin e Inspektoratit Shëndetësor dhe farmaceutik”, është shprehur Berisha.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se si problematikë ndër vite ka qenë sektori farmaceutik.

“Ajo që është parë deri më tani dhe shprehet edhe pjesa që ndërlidhet me opinionin e përgjithshëm ka të meta të mëdha. Sigurisht pjesa kryesore ose shqetësimi ka të bëjë me prezantimin e rremë të barnave ose pjesa e cilësisë dhe kush është ai i cili mashtrohet në kuptimin e saj, është gjithmonë konsumatori, qytetari dhe kjo bie në Ministrinë e Shëndetësisë, pjesa e mbikëqyrjes po ashtu që nënkupton me qëllim ose pa duket se Inspektorati Shëndetësor është lënë nën hije edhe të numrit të stafit dhe të mbikëqyrjes. Por, edhe aty ku ka pasur mbikëqyrje shpesh është raportuar për interferime që ndërlidhen me afera korruptive”, ka theksuar Zemaj, duke shtuar se në vitin e tretë të kësaj Qeverie po shpresojnë që Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave të vijë më shpejtë.

Gjithashtu lexoni:

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?