KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 1700 gazetarë të vrarë gjatë dy dekadave të fundit
Lajme

Rreth 1700 gazetarë të vrarë gjatë dy dekadave të fundit

Kosova News
Kosova News 12:37 -30/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë 2003-2022 janë vrarë 1668 gazetarë, mesatarisht 80 në vit, sipas të dhënave të publikuara sot nga organizata Reporterët pa Kufij. Iraku dhe Siria konsiderohen si vendet më të rrezikshme për profesionin e gazetarisë.

Këto dy vende të shkatërruara nga lufta me gjithsej 578 gazetarë të vrarë vetëm në 20 vitet e fundit përfaqësojnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në botë në këtë periudhë, përpara Meksikës (125), Filipineve (107), Pakistanit (93), Afganistani (81) dhe Somalia (78).

Në dy dekadat e fundit, vitet “më të zeza” ishin 2012 dhe 2013, me 133 dhe 142 gazetarë të vrarë, kryesisht shkaku i luftës në Siri. Megjithatë, numri i gazetarëve të vrarë filloi të rritet sërish në vitin 2022, me 58 gazetarë të vrarë, në krahasim me 51 një vit më parë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në Ukrainë, tetë gazetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, duke iu shtuar 12 atyre që u vranë atje gjatë 19 viteve të mëparshme. Kështu, Ukraina është në vendin e dytë për vendet më të rrezikshme për gazetarët në Europë, pas Rusisë, ku 25 gazetarë u vranë në 20 vite.

RSF thekson se që kur presidenti rus, Vladimir Putin erdhi në pushtet, sulmet, përfshirë ato vdekjeprurëse, ndaj lirisë së medias në atë vend kanë qenë sistematike, duke vënë në pah vrasjen e Anna Politkovskës më 7 tetor në vitin 2006.

Me tetë gazetarë të vrarë, Franca është e katërta në listën e zezë në Europë, pas Turqisë, për shkak të vrasjes së gazetarit të Charlie Hebdo në Paris në vitin 2015. Në nivel global, megjithëse raportimi nga konfliktet e armatosura llogaritet për shumë vdekje, në 20 vitet e fundit më shumë gazetarë janë vrarë në zonat e paqes sesa në zonat e luftës, për shkak të hetimeve të tyre për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kontinenti amerikan (Meksikë, Brazil, Kolumbi, Honduras), ku ndodhen pothuajse gjysma e gazetarëve të vrarë në vitin 2022, po rezulton të jetë “padiskutim më i rrezikshmi për median sot”.

Gjithashtu lexoni:

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Kosova News 30/12/2022 30/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?