Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar zyrtarët policorë në Gjakovë pasi ata i shqiptuan tiketë për kundërvajtje në trafik.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mërkurën, ndërsa zyrtarët policorë janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Anton Qeta, Gjakovë, 26.10.2022-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik ka sulmuar zyrtarët policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.


