Nuk dihet ende nëse fëmijët të hënën do të ulen në bankat shkollore.
Kjo, për shkak se SBAShK-u vazhdon të këmbngulë në nbajtjen e grevave që tashmë është thyer në disa Komuna dhe përkundër faktit se ligji i pagave tanimë është në konsultim publik.
Por, se mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i anëtarësisë së SBAShK-ut në fundjavë rreth vendimit për të vazhduar ose jo grevën.
Kështu, ka thënë kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së, njëherit kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jashraj.
“Gjithçka i mbetet anëtarësisë të vendosë dhe unë nuk jam në gjendje dhe nuk e kam atë autorizim se çka do të ndodhë në javën e ardhshme. Jemi në komunikim të vazhdueshme dhe se çfarë do të ndodhë për momentin e them se është grevë dhe pa dialog të mirëfilltë kam frikë se situata do të mbetet e tillë. I mbetet anëtarësisë të vendosë”, është shprehur Jasharaj.
Lexo edhe:
Ndërsa, ka thënë se uron që kjo fundjavë të mos jetë ditë pushimi as për ta e as për Qeverinë.
“Urojmë që ky vikend të mos jetë i pushimit as për ne e as për Qeverinë, por që të ulemi e të bisedojmë ne mënyrë që ta gjejmë një zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë, çfarë do të ndodhë nga e hëna e tutje i mbetet të vendosë anëtarësia e SBAShK-ut dhe grevistët tjerë që janë në grevë”, ka thënë Jasharaj për FO.
Tashmë është bërë e ditur se disa shkolla në komunën e Gjakovës gjatë ditës së djeshme kanë filluar mësimin.
Kurse, sot në Fushë Kosovë ka filluar mësimi në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”.
Ndërsa, është raportuar se edhe disa shkolla në komuna të tjera kanë filluar mësimin.
Lexo edhe: