Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona, në mesin e tyre dy të mitur, të shtunën në Fushë-Kosovë, me dyshimin se i kanë sulmuar dy persona, po ashtu të mitur.
Siç njoftoi Policia e Kosovës të dielën në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Dardani”, rreth orës 21:30, derisa viktimat kanë pranuar trajtimin mjekësor, e tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (dy të mitur), pasi që kanë sulmuar fizikisht dy viktimat të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.


