KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rohde: Kancelari erdhi këtu sepse Kosova ka shënuar përmirësim në luftën kundër korrupsionit
Politikë

Rohde: Kancelari erdhi këtu sepse Kosova ka shënuar përmirësim në luftën kundër korrupsionit

Kosova News
Kosova News 23:13 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” Rohde tha se vizitat nga krerët shtetërorë të Gjermanisë janë të ndërlidhura edhe me performancën në luftën për sundim të ligjit.

Sipas tij, Gjermania mbështet çdo qeveri që ka agjendë reformash që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në këtë aspekt, ambasadori thotë se po i shohin “rezultatet e para të kësaj Qeverie”.

“Unë nuk mund të flas për të kaluarën, mirëpo vitin e kaluar ministri i atëhershëm për Punë të Jashtme i Gjermanisë, ministri Maas erdhi në Prishtinë. Në të kaluarën ka pasur disa ulje të performancës në luftën për sundim të ligjit. Ka pasur deklarata që kam bërë unë dhe ambasadorët e tjerë të Quint-it rreth zhvillimeve ku nuk jemi plotësisht në linjë me vendimet e Qeverisë, për shembull çështja e zgjedhjeve të Serbisë, vendimet gjyqësore ku kemi kërkuar zbatimin e këtyre vendimeve. Po e them përsëri që ne nuk duam që vetëm Kosova por i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohen në strukturat evropiane. Për të ndodhur kjo, edhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë por njëjtë duhet të bëjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha ambasadori.

“Për herë të parë në pesë vjet, Kosova ka shënuar përmirësim në indeksin kundër korrupsionit, në të kaluarën ka pasur ulje të pikëve, gjë që çmohet”, tha ai.

Unë nuk mund të flas për të kaluarën, mirëpo vitin e kaluar ministri i atëhershëm për Punë të Jashtme i Gjermanisë, ministri Maas erdhi në Prishtinë. Në të kaluarën ka pasur disa ulje të performancës në luftën për sundim të ligjit. Ka pasur deklarata që kam bërë unë dhe ambasadorët e tjerë të Quint-it rreth zhvillimeve ku nuk jemi plotësisht në linjë me vendimet e Qeverisë, për shembull çështja e zgjedhjeve të Serbisë, vendimet gjyqësore ku kemi kërkuar zbatimin e këtyre vendimeve. Po e them përsëri që ne nuk duam që vetëm Kosova por i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohen në strukturat evropiane. Për të ndodhur kjo, edhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë por njëjtë duhet të bëjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha ambasadori.

“Për herë të parë në pesë vjet, Kosova ka shënuar përmirësim në indeksin kundër korrupsionit, në të kaluarën ka pasur ulje të pikëve, gjë që çmohet”, tha ai.

Më tutje ambasadori përmendi faktin se Gjermania është investitori më i madh dhe se është shtëpia e numrit më të madh të diasporës, “ngase gati gjysmë-milioni kosovarë apo gjermanë me origjinë nga Kosova tani jetojnë në Gjermani”.

“Të gjitha këto kur kombinohen me situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, dhe faktin që Qeveria e Kosovës ka qenë e para që brenda ditës i është bashkuar sanksioneve të BE-së, dhe në një farë mënyre kur dikush viziton dikënd, së pari shkon i sheh personat më të afërt apo familjen, pra njerëzit me të cilët ndan vlerat e njëjta”, deklaroi ambasadori në “Kallxo Përnime”.

Më 10 qershor 2022, kancelari Olaf Scholz kishte nisur një udhëtim dyditor në Evropën Juglindore.

Stacionet ishin kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut) dhe Sofja (Bullgari) si dhe Selaniku në Greqi./kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Ngërçi politik, presidentja Osmani takon ambasadoren amerikane në detyrë

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

KQZ në rend dite regjistrimin e një partie dhe pezullimin e një tjetre

TAGGED: Albin Kurti, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, Luftimi i korrupsionit
Kosova News 23/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C
Tue
5 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?