KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:52 -30/06/2025
Shpërndaje
Enrico Barduani, Italian Deputy Chief of Cabinet and Defence Policy Director, addresses the US Chamber of Commerce in Washington, DC, on July 9, 2024. (Photo by Drew ANGERER / AFP)
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se ndonëse situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, ajo mbetet ende e brishtë për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike.

Barduani theksoi përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend, duke vënë në pah se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme.

“Pavarësisht përmirësimeve të mëdha që kemi parë në dy dekadat e fundit, situata mbetet e ndjeshme për shkak të moszgjidhjes së problemeve politike. Tensionet e vitit 2023 çuan në rritjen e pranisë së KFOR-it me mbi 1,000 trupa shtesë – një ndër përforcimet më të mëdha të kësaj dekade,” tha Barduani në një intervistë për RTVDukagjinin.

Duke folur për vizitën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, në veri të Kosovës, Barduani tha se ndonëse situata është e qetë, ekziston rreziku për shpërthime të menjëhershme të dhunës.

Ai përmendi sulmin ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan në maj 2023 dhe incidentin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor 2024 si dëshmi të brishtësisë së situatës, duke shtuar se KFOR-i është duke ndërmarrë masa parandaluese për të ruajtur qetësinë dhe bashkëpunimin me të gjitha komunitetet lokale.

“Jemi të përgatitur dhe të pranishëm me kapacitete të plota për të përmbushur mandatin tonë nga OKB-ja. Por stabiliteti në rajon nuk varet vetëm nga KFOR-i – ai varet nga vullneti politik për dialog dhe bashkëpunim,” u shpreh ai.

Përfshirja e SHBA-ve dhe pozicioni ndaj Serbisë

Në pyetjen për mundësinë e zvogëlimit të pranisë amerikane në rajon, Barduani siguroi se përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s dhe KFOR-it mbetet i fuqishëm, duke përmendur kontributin afatgjatë të Uashingtonit në mision.

Ai foli edhe lidhur me qëndrimin e Serbisë dhe mungesën e hetimeve për sulmet ndaj trupave të KFOR-it në vitin 2023.

“Dhuna në Zveçan dhe Banjskë ishte e papranueshme. NATO ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, por fatkeqësisht nuk kemi parë progres të mjaftueshëm në këtë drejtim.”

Në lidhje me raportimet se 70 për qind e ushtrisë serbe është vendosur afër kufirit me Kosovën, ai tha se Forcat e Armatosura të Serbisë janë të obliguara t’i raportojnë KFOR-it për çdo aktivitet afër vijës administrative, dhe deri më sot nuk ka pasur ndonjë shkelje të procedurave.

Për Banjskën dhe FSK-në

I pyetur për sulmin terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq në Banjskë dhe qëllimin e tij të mundshëm, Barduani nuk dha detaje për hetimet, duke theksuar se ato janë përgjegjësi e autoriteteve ligjzbatuese në Kosovë.

Sa i përket pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacione, ai konfirmoi se FSK-ja mund të hyjë në veri vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it – një përkushtim që NATO e konsideron të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit.

“Bashkëpunimi ynë me Policinë dhe FSK-në është i mirë. FSK ka marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta nën mandatin e saj origjinal dhe ka treguar profesionalizëm të lartë,” tha ai.

Duke komentuar ngërçin politik në Kosovë dhe vonesën në formimin e qeverisë, Barduani theksoi se megjithëse NATO nuk ndërhyn në çështjet e brendshme politike, situata politike ndikon në mjedisin e sigurisë.

“Ne i inkurajojmë të gjitha palët të ecin përpara në mënyrë që reflekton interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Zgjidhja e vetme për paqen afatgjatë mbetet dialogu”, u shpreh Barduani.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

KosovaNewss 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?