Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se kompania Vala ka përfunduar me sukses modernizimin e rrjetit të saj, duke mbuluar tashmë 2/3 e territorit të vendit me teknologjinë më të re 5G, ndërsa pjesa tjetër e territorit është mbuluar me teknologjinë 4G+.
Ministrja shprehu mirënjohjen për angazhimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit dhe Bordit të kompanisë, inxhinierëve dhe punonjësve të Telekomit (VALA), përkushtimin e Sindikatës për konstruktivitetin dhe kontributin në çdo proces, si dhe për durimin e qytetarëve gjatë një periudhe të sfiduar të këtij projekti.


