KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rishikimi i teksteve – ministrja Nagavci: Janë gjetur shumë mangësi, tekstet ishin pa mesazh e të padëshirueshme për nxënësit
Arsim

Rishikimi i teksteve – ministrja Nagavci: Janë gjetur shumë mangësi, tekstet ishin pa mesazh e të padëshirueshme për nxënësit

Kosova News
Kosova News 12:38 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Projektin “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë” kanë prezantuar gjetjet dhe rekomandimet për procesin e rishikimit të teksteve shkollore.

Me këtë rast ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se procesi i rishikimit të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës në arsimin e obligueshëm nga MAShTI është dëshmi drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit parashkollor.

Sipas saj, tekstet shkollore ndër vite janë përcjellë me sfida dhe probleme të shumta, përfshirë aspektin përmbajtjesor dhe atë teknik. Prandaj edhe kanë ndërmarrë hapa duke e marrë për bazë që cilësia e teksteve shkollor ka impakt të drejtpërdrejtë në formësimin e aspekteve madhore në jetën e një individi.

Në këtë proces ajo tha se janë përfshirë ekspertë arsimorë dhe mësimdhënës nga shkollat në mënyrë që të arrihen rezultatet konkretet. Madje tha se mënyra më e mirë për përmirësimin e cilësisë është duke u rritur përfshirjen me bazë të gjerë e të gjithë komunitetit arsimor në të gjitha proceset relevante.

Nga të gjeturat tha ajo është konstatuar se tekstet shkollore nuk janë shumë të dëshirueshme për lexim nga ana e nxënësve, madje shumë tekstet janë të gjata dhe shpeshherë pa mesazh. Sipas saj, këto tekste duhet të përmbajnë vlera të kulturës duke sjell edhe mesazh për historinë tonë.

“Përmirësimi i cilësisë në arsim është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Rishikimi i teksteve të lëndës së gjuhës dhe matematikës nga klasa 1-9 është incizuar nga MAShTI dhe tregon përkushtimin për cilësinë e rezultateve të nxënësve. Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë burim kryesor për mësim dhe i përgatisin  nxënësit për një jetë të rëndësishme, ky raport për 38 tekste ka synuar të bëjë rekomandime për cilësi sepse çështja e teksteve shkollore ka qenë me interes edhe gjatë gjithë viteve të tjera, por kanë munguar disa analiza të hollësishme që tregojnë për gjerat që duhet ndryshuar”.

“Ne kemi vendosur të përdorim një mekanizëm vlerësimi të bazuar në kritere gjithëpërfshirëse që të mund të bëjmë përmirësime në cilësi dhe është bërë rritja e kapaciteteve të teksteve shkollore pas përcaktimit  të kritereve të metodologjisë. Faza e parë ka synuar tekstet e gjuhës shqipe ku kemi marr në rishikim 21 tekste nga lënda e gjuhës shqipe dhe nga matematika 17 tekste, për këto tekste kemi krijuar raporte të detajuara”.

“Disa nga sugjerimet kanë të bëjnë me kontekstet sepse shumica e teksteve shkollore janë teorike dhe rekomandimet do të ndihmojnë edhe zhvillimin e mendimit kritik ndërsa analiza ka treguar se tekstet shkollore nuk janë shumë të dëshirueshme për lexim nga ana e nxënësve dhe të mësuarit përmendësh, shumë nga tekstet janë tekste të gjata me jomjaftueshëm ilustrime dhe shpeshherë pa mesazh sepse këto tekste duhet të përmbajnë vlera të kulturës së Kosovës duke sjell edhe mesazh për historinë tonë”.

Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihëm, gjithashtu edhe zyrtarët e DKA-ve, duke shtuar se edhe përkundër sfidave kanë arritur që me punë ekipore të arrihen qëllimet drejt rritjes së cilësisë.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK

KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?