KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rikthehet deportimi masiv i shqiptarëve nga Britania
Rajon

Rikthehet deportimi masiv i shqiptarëve nga Britania

Kosova News
Kosova News 17:06 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri dy i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Dowden insistoi se ekzekutivi i vendit të tij po ndërmerr veprime për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në fillim të këtij muaji, u mësua se në përpjekje për frenuar mbërritjet e klandestinëve me anije të vogla, Downing Street nuk ka përjashtuar mundësin që atyre t’u ndalohet menjëherë stabilizimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, e njohur si numri 10, selia e qeveria angleze kishte refuzuar të diskutonte mbi politikat e ardhshme të emigracionit kur iu paraqit një sërë propozimesh nga Qendra për Studime Politike për të ulur numrin e njerëzve që kryejnë udhëtimin e rrezikshëm përmes La Manshit.

Në një raport të ri, që ka për bashkautor ish këshilltarin e Theresa May-it, Nick Timothy, ky institut i qendrës së djathtë theksonte se asnjë migrant që arrin në Britaninë e Madhe ilegalisht nuk duhet të lejuar të vendoset atje që në fillim.

Raporti, me një parathënie nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, rekomandonte gjithashtu legjislacionin që e bën të pamundur kërkesën për azil në Angli nga persona, të cilët nisen drejt saj prej një vendi të sigurt. Numri më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, janë nga Shqipëria.

“Marrëveshja historike që kryeministri Rishia Sunak arriti me homologun e tij shqiptar, nënkupton se tanimë, ka një njohje se Shqipëria është në thelb një vend i sigurt”, tha Dowden. “Kjo gjë duhet ta bëjë shumë më të lehtë për ne që të fillojmë sërish deportimin e shqiptarëve në masë të madhe, ç’ka do të na ndihmojë ta mbajmë numrin e tyre nën kontroll”, shtoi ai.

Të dhënat zyrtare mbi emigracionin të qeverisë angleze tregojnë se në periudhën janar – shtator 2022, në Britani kanë kërkuar azil 13.272 shtetas shqiptarë./T.CH/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?