KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezultati në PISA, Jasharaj fajëson Qeverinë : Shkollat s’i ngjasojnë shekullit 21
Arsim

Rezultati në PISA, Jasharaj fajëson Qeverinë : Shkollat s’i ngjasojnë shekullit 21

Kosova News
Kosova News 10:46 -09/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se rezultatet në testin “PISA 2022” janë shqetësuese dhe se fajtor për këtë janë sipas tij vendimet e Qeverisë.

Shkaktar sipas Jasharajt janë vendimet që janë marrë nga Ministria e Arsimit, për të cilat thotë se u dëmtuan nxënësit.

Fajtor tjetër sipas tij është mungesa e digjitalizimit nëpër shkolla pasi sipas tij mësuesit ende punojnë me shkrumbs e tabela.

Jasharaj ka kërkuar që të gjitha palët që janë të përfshira në arsim duhet të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë problemin se çfarë po ndodhë.

“Dita që ministrja para medieve i shpalli rezultatet ishte një lajm shumë i keq dhe unë nuk besoj që dikush në Kosovë është i lumtur, por jemi ndier të pikëlluar të gjithë nga se është hera e tretë që Kosova po del shumë keq në testin PISA, që është njëri prej instrumenteve matëse ndërkombëtare. Nagavci ishte shumë e matur kësaj radhe dhe tha se mund të ketë ndikim koha e pandemisë, që mund të jetë njëri prej faktorëve. Kosova nuk ishte fortë e përgatitur sidomos shkollat dhe kjo me fajin e institucioneve, nuk ishin përgatitur tërësisht me mjete të teknologjisë bashkëkohore për të bërë mësimin në nivel të lartë, por mund të jete ky vetëm një element”, u shpreh Jasharaj.

Gishtin për rezultate të dobëta në testin PISA, Jasharaj e drejton kah institucionet gjegjëse, pasi siç thotë “Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21”. Ai ka kërkuar digjitalizim të shkollave në vend.

“Ajo që duhet ta thotë Nagavci në qeveri është një element tjetër. Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21, e kam thënë disa herë por me jepet mundësi vetëm në media, sepse komunikimi MASHT-SBASHK është i bllokuar disi me fajin e Nagavcit. Tani që nga greva unë konsideroj që  qeveria Kurti në vend të fjalëve të mëdha ti zëvendësoj me vepra konkrete, për këtë duhet që zërin ta grisë në qeveri Nagavci që shkollat të zëvendësojnë shkumësin e shpuza, tekste që më zi i bëmë deri në fund të tetorit ti zëvendësoj me mjete bashkëhore të punës. Të digjitalizohen shkollat, të ketë llaptop e projektor në mënyrë që shkollat të jetë ambient shumë më i dashur për fëmijët”, u shpreh Jasharaj për EO.

Kryesindikalisti ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit pasi thotë se rrezikojmë që rezultate të njëjtë viteve të ardhshme. Ai ka kërkuar nga ministrja, Nagavci që t’i lë inatet me Sindikatën.

“Konsideroj që Nagavci duhet t’i leje inatet, t’i thërras përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave zë Arteve sepse konsideroj se janë kokat më të mençura të këtij vendi. Ta thërras SBASHK-un, t’i thotë prindërve t’i dërgojnë përfaqësuesit e vetë që konsiderojnë që janë më të merituarit, ne do ti dërgonim ekspertët që i kemi nga fusha e arsimit. Të jenë aty edhe përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit sepse ai është prodhuesi i kuadrove. Dhe bashkarish të shohim ku e kemi punë me kurrikulen, a është më i qëlluari, si i kemi punët me tekste shkollore që shumë nga njerëzit që e njohin këtë lami i kanë kritikuar vazhdimisht, si i kemi kushtet e punës dhe nëse ndodhë sikur dy herëve të kaluara që për një javë rresht të behët me gisht herë andej e këndej dhe të kërkohet fajtori e të lejohet që të fyhet më shumë figura e mësuesit, dhe prapë PISA e ardhshme do të na gjejë në këtë situatë tepër të keqe”, thotë Jasharaj.

Jasharaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për nënçmimin ndaj mësimdhënësve pasi sipas tij ai ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve.

“Unë jam i bindur pa dashur ti  mbrojë mësimdhënësit se ata bëjnë angazhime një pjesë e madhe e tyre, por duhet të shohim edhe disiplinën në shkollë, edhe kushtet e punës. Unë po them shtetet e tjera kanë bërë shumë në këtë aspekt, por fjalët Kurti i ka pasur tmerrësisht të mëdha, do ta bëjmë këtë, do të ndërtojmë qindra çerdhe, do t’i kemi shkollat ashtu e kështu, mirëpo ndodhi e kundërta, ai ishte nismëtar shpesh edhe për fyerjen publike të figurës së mësuesit. Nuk e mbrojti figurën e mësuesit dhe për mësuesit në Kosovë nuk po i krijon kushtet për punë të shekullit 21”, thotë Jasharaj.

“PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim dhe shkencë (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 09/12/2023 09/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?