Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, u deklarua para mediave duke thënë se partia e tij ka tentuar përmes metodave të ndryshme të komunikojë me të gjitha subjektet politike për të arritur marrëveshje për votim të fshehtë dhe koalicion.
Teksa tha se obligimin e tyre si partia e parë në vend e kanë kryer dhe konstituimi bëhet nga të gjithë deputetët sepse e kanë për obligim për votat e qytetarëve.
“Sigurisht kur ka përfunduar zgjedhjet nuk kemi pasur pasqyrë të qartë vazhdimi e seancave në këtë formë. Gjatë këtyre kohëve VV-ja është munduar që përmes metodave të ndryshme të flas me të gjitha subjekte politike dhe për votimin e fshehtë dhe letra e dërguar e LDK-së për koalicion. Obligimin tonë kushtetues e kemi kryer dhe konstituimin bëhet nga të gjithë deputetët sepse e kanë për obligim për votat e qytetarëve. Do të gjinden një zgjidhje i thërras të gjithë kolegët të cilët e kanë për obligim të konsitutiojnë pastaj të shkojmë në fazën e tjetër”, ka thënë Rexha.