Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se kanë përfunduar punimet në mullirin e fshatit Majac të Podujevës, i ndërtuar në shekullin XIX, i cili u ka shërbyer banorëve të kësaj ane për vite me radhë dhe në kohë të vështira, duke u bërë simbol shpirtëror i fshatit.
“Përfunduan punimet restauruese në Mullirin e fshatit Majac të Podujevës.
I ndërtuar në shek. XIX, ky aset u ka shërbyer banorëve të kësaj ane për vite me radhë dhe në kohë të vështira, duke u bërë kështu një simbol shpirtëror i fshatit. Tani do të vazhdoj të jetë funksional.
Trashëgimia kulturore mbetet prioritet qeveritar”, ka thënë ministri Çeku..