Ditën e shtunë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet deri të lartë.
Gjatë ditës, shiu do të mbetet prezent në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore në formën e stuhive të dëborës, ndërsa në veri-verilindje mbi 100 metra dhe në jug-juglindje mbi 200–300 metra lartësi, dëbora do të jetë me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, gjatë orëve të pasdites, priten reshje të dobëta bore në formën e flokëve.
Do të ketë mjegull dhe mjegullinë të dendur, si dhe shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 24 m/s. Deti pritet të jetë me valëzim të forcës 4–6 ballë,/ rtsh


