29 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 213 testime të kryera, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të martën.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk ka të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Gjithashtu janë shëruar 42 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.687 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,171 qytetarë.
Deri më sot 824.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.037 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,732 persona.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/