Ka përfunduar edhe votimi i dytë i zgjedhjes së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët kanë shkuar në rrethin e dytë të votimit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk i ka fituar votat e mjaftueshme në raundin e parë.
Në garë për raundin e dytë mbetën Fadil Hadërgjonaj dhe Remzije Zeqiraj, por që garën e fitoi kjo e fundit pasi mori më shumë vota nga deputetët.
“Konstatoj se zonja Remzije Zeqiraj zgjedhet Komisionere Parlamentare për FSK-në. Mandati i saj është 5 vjeçar dhe pa mundësi të rizgjedhjes”, ka thënë pas shpalljes së rezultateve nënkryetarja e Kuvebdit, Saranda Bogujevci.
Në rrethin e dytë të votimit morën pejsë 96 deputetë, dhe prej tyre 49 votuan për Remzije Zeqiranj, kurse 43 për Fadil Hadërgjonajn. Nga votat e përgjithshme vetëm 4 kanë qenë të pavlefshme.


