Real Madrid ka vendosur të tërhiqet nga përpjekja për ta transferuar gjatë merkatos së janarit mbrojtësin e Liverpool, Trent Alexander-Arnold.
Sipas raportimeve të fundit nga “Revelo,” lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Liverpool të paktën deri në fund të sezonit.
Njëzet e gjashtë vjeçari ishte objekt i një oferte nga Real Madrid në fillim të merkatos dimërore, por “Reds” nuk janë të interesuar ta shesin një nga lojtarët e tyre kyç në mes të sezonit, ndërsa vetë mbrojtësi preferon të presë deri në verë për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.
Në fund të sezonit, Alexander-Arnold mund të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë, përveç nëse vendos të rinovojë kontratën me klubin anglez.
Në këto rrethana, rrethanat, Real Madridi planifikon ta rifokusojë interesimin e tij gjatë verës, me shpresën se Alexander-Arnold do të bashkohet atëherë.


