KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon RrGK: Të merren masa ndaj gazetarit Arben Ahmeti, prezenca e tij në media e rrezikshme pasi që mund të promovojë dhunën
Siguri

Reagon RrGK: Të merren masa ndaj gazetarit Arben Ahmeti, prezenca e tij në media e rrezikshme pasi që mund të promovojë dhunën

Kosova News
Kosova News 16:06 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka reaguar pas raportimit se gazetari- moderatori kosovar, Arben Ahmeti, i cili është edhe drejtor i televizionit “Kanal 10” dhe analist në po këtë televizion, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve të vegjël.

RrGK ka kërkuar që ndaj që institucionet të ndërmarrin veprimet e nevojshme që dhunuesit të ndalohen dhe ndaj tyre të caktohen masat e sigurisë, me qëllim që të njëjtëve t’iu ndalohet përsëritja e dhunës në familje.

Gjithashtu, përmes këtij reagimi RrGK kërkon që gazetari Arben Ahmeti të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse dhe prezenca e tij në media të penalizohet dhe të mos jetë i pranishëm në debate televizive.

“Prezenca e tij në media dhe paraqitja e tij publike janë të rrezikshme pasi që përmes tyre mund të promovojë dhunën dhe potencialisht edhe ta normalizojë atë. Madje, personat publikë të cilët janë dhunues vetëm se bëjnë thirrje që dhuna të rritet dhe gratë të trajtohen si objekte. RrGK kërkon që rastet e tilla të trajtohen me seriozitetin më të madh nga institucionet tona dhe dhunuesit të vuajnë dënimin meritor. Përmes këtij reagimi, ftojmë mediat që të raportojnë për rastin me saktësi të plotë duke mos e kursyer për hir të “miqësisë” që kanë me gazetarin Arben Ahmeti”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

- Reklamë -

Reagimi i plotë në linkun më poshtë:

Reagon RrGK: Të caktohet masa e sigurisë dhe të shkarkohet nga rolet udhëheqëse gazetari Arben Ahmeti 

KosovaNews dje raportoi ekskluzivisht që Ahmeti është arrestuar pasi që të dielën në orën 18:15 minuta ka ushtruar dhunë, madje edhe në prezencë të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij V.A.

Në raportin e policisë të siguruar nga KosovaNews thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel, pasi që këtë po ia kërkojnë fëmijët, mirëpo Ahmeti e ka kundërshtuar duke e shtyrë ku më pastaj V.A. ka kërkuar ndihmën e policisë dhe për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellë dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë. Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyrë me duar nga ana e të dyshuarit. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë të datës 25 shtator, e i cili është publikuar nga policia vetëm pas raportimit në media.

Ekskluzive – Arrestohet drejtori i “Kanal 10” Arben Ahmeti

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?