KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive – Arrestohet drejtori i “Kanal 10” Arben Ahmeti
Siguri

Ekskluzive – Arrestohet drejtori i “Kanal 10” Arben Ahmeti

Jeton Sopa
Jeton Sopa 22:07 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari dhe moderatori kosovar Arben Ahmeti, i cili është edhe drejtor i televizionit “Kanal 10” dhe analist në po këtë televizion, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes.

KosovaNews merr vesh që Ahmeti është arrestuar pasi që të dielën në orën 18:15 minuta ka ushtruar dhunë, madje edhe në prezencë të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij V.A.


Në raportin e policisë të siguruar nga KosovaNews thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel, pasi që këtë po ia kërkojnë fëmijët, mirëpo Ahmeti e ka kundërshtuar duke e shtyrë ku më pastaj V.A. ka kërkuar ndihmën e policisë dhe për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë. Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të.” Thuhet në raportin e policisë të datës 25 shtator.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se pas grumbullimit të provave dhe intervistimit të viktimës duke qenë se raste të ngjajshme ka ndodhur edhe më parë, me urdhër të prokurores Edina Jupola rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe gazetarit Arben Ahmeti i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

- Reklamë -


“Me urdhër të hetuesit, patrulla ka marrë deklaratën e viktimës, si dhe ka kontaktuar me të dyshuarin, ku pas provave të grumbulluara në formën e deklaratës së pjesëmarrësit dhe duke qenë se edhe më parë janë raportuar raste të ngjashme, me urdhër të prokurores së shtetit për dhunë në familje, Edina Jupolli, është urdhëruar fillimi i procedurës penale “Dhunë në familje”, ku të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë të siguruar nga Kosovanews.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jeton Sopa 27/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?