KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon Prokuroria Speciale pas kritikave të minstrit Sveçla në lidhje me sulmin ndaj policëve në veri
Politikë

Reagon Prokuroria Speciale pas kritikave të minstrit Sveçla në lidhje me sulmin ndaj policëve në veri

Kosova News
Kosova News 14:44 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla lidhur me lëndimin e pesë pjesëtarëve të policisë në Leposaviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngecur për t’i dhënë ndihmë procesit të hetimit të rastit të së shtunës pas operacionit të policisë në Leposaviq kundër kontrabandës.

Ai ka thënë se Porkuroria Speciale nuk është përgjigjur pozitivisht kur i është kërkuar nga policia që të marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur. Kritikë bëri edhe ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore.

“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, tha dje ministri Sveçla.

E në reagimin e saj Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi të hënën se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në aspektin ligjor, nuk e paraqiti saktë sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Leposaviq, që ndodhi të shtunën mbrëma në një aksion kundër kontrabandës.

Nëpërmjet një komunikate, PSRK-ja tha se deklarimi i Sveçlës se “zyrtarët policorë i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen” dhe “Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht edhe pas këmbënguljes”, nuk është e saktë, pasi sipas PSRK-së, nuk është në diskrecion të Qeverisë të përcaktojë se kur rastet duhet hetuar nga prokuroritë themelore, e kur nga PSRK-ja.

“Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale deklaroi se nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga Policia për rastin, nëpërmjet të cilit “do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast”.

Sipas PSRK-së, nga informatat konstatohet se vepra në fjalë nuk është kompetencë e këtij institucioni, por e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Prokuroria iu bëri thirrje zyrtarëve shtetërorë që të përmbahen nga deklarime të tilla, pasi sipas saj, nuk i kontribuojnë hetimit të pavarur e profesional.

“Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Policisë për PSRK-në, ku përshkruhen veprat për të cilat janë filluar hetimet nga prokuroria kompetente. Përmes këtij njoftimi, PSRK-ja siguron qytetarët se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të përmbushur mandatin ligjor në luftimin e të gjitha formave të krimit, brenda kompetencës së përcaktuar me ligj, prandaj kërkon nga të gjithë zyrtarët shtetëror që të përmbahen në deklarime të ngutshme dhe të pasakta, veçanërisht nga ato që kanë të bëjnë me hetime të rasteve, sepse deklarime të tilla, nuk i kontribuojnë hetimit të pavarur dhe profesional të rasteve dhe mund të krijojnë huti në opinion, gjë që dëmtojnë imazhin e institucioneve të drejtësisë dhe zbehin besimin e publikut në punën e tyre”, thuhet tutje.

Ministri Sveçla jep detaje si u zhvillua aksioni në veri: Policët rrezikuan jetën, prokuroria i liroi menjëherë kontrabanduesit

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?