KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon Lëvizja Vetëvendosje: PZAP ndërron afatet që t’i ikën vendimit për rivotimin me postë
Politikë

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: PZAP ndërron afatet që t’i ikën vendimit për rivotimin me postë

Kosova News
Kosova News 21:25 -09/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

LVV akuzon direkt Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për “manipulim të votave me postë”.

Vota dhe vullneti i lirë i votuesve duhet dhe do të mbrohet. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të garantohet përmes anulimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe organizimit të procesit të rivotimit.

Sipas këtij subjekti politik “vëzhguesit e VV “gjatë numërimit të votave të dërguara me postë kanë grumbulluar fakte e prova me dëshmi për shkeljet e manipulimin e fletëvotimeve për llogari të LDK-së”.

Komunikata e plotë e VV-së:

PZAP ndërron afatet që t’i ikë vendimit për rivotimin me postë

Administrimi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka shpalosur skemë  manipulimi të votimit përmes postës nga subjekti LDK.

Vëzhguesit tanë gjatë numërimit të votave të dërguara me postë kanë grumbulluar fakte e prova me dëshmi për shkeljet e manipulimin e fletëvotimeve për llogari të LDK-së.

KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.

Të bindur se bëhet fjalë për ndërhyrje të organizuar për të manipuluar procesin e votimit përmes postës dhe deformimit të vullnetit të votuesve, krahas njoftimit të Prokurorisë e thirrjeve të vazhdueshme për të hetuar këtë proces, Lëvizja VETËVENDOSJE! në përputhje me Ligjin për Zgjedhje dhe rregullat e KQZ-së ka parashtruar ankesë në PZAP brenda afatit ligjor, me kërkesën për anulimin e fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe të urdhërojë KQZ-në që të organizojë procesin e rivotimit përmes postës.

Si subjekt politik, palë e autorizuar sipas Ligjit, kemi dorëzuar ankesën brenda afatit ligjor.

Afati i fundit për t’u ankuar mbi bazën e njoftimit të KQZ-së ka qenë data 07.03.2025, ora 21:00, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE!  e ka dorëzuar ankesën bashkë me të gjitha provat në PZAP të premten, ora 20:20.

Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP.

Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR  dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor.

Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet.

Vota dhe vullneti i lirë i votuesve duhet dhe do të mbrohet. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të garantohet përmes anulimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe organizimit të procesit të rivotimit.

Ndërsa, të gjithë ata që kanë ideuar, organizuar e zbatuar këtë krim zgjedhor duhet të nxirren para drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 09/03/2025 09/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?