Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi sulmet ruse mbi Ukrainë, duke e quajtur gjenocidal vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.
Osmani shkroi në rrjetin social Twitter të hënën se ky krim lufte duhet të ndiqet penalisht “dhe autorët të sillen para drejtësisë”.
“Ukrainës duhet t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten”, shkroi Osmani, duke theksuar se Kosova qëndron me Ukrainën.
The Russian genocidal regime’s attack on innocent people & civilian infrastructure around #Ukraine continues.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 10, 2022
This is a war crime that needs to be prosecuted & perpetrators brought to justice. Ukraine must be given adequate military means to defend itself.
?? stands with ??!
Kievi u sulmua mëngjesin e së hënës, me ç’rast të paktën tetë persona u vranë e disa të tjerë u plagosën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ftoi mbledhje emergjente të G7, derisa tha se Rusia po synon ta shkatërrojë popullin ukrainas.
Për sulmin rus reaguan edhe shumica e shteteve perëndimore. Rusia e dëmtoi edhe ndërtesën ku ndodhet konsullata e Gjermanisë në kryeqytetin e Ukrainës.


