KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta
Siguri

​Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta

Kosova News
Kosova News 15:51 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve duke thënë se kjo gjykatë ka pasur vonesa deri në 16 muaj për raste të caktuara.

Këto deklarime ministrja Haxhiu i bëri pas shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve teksa u pyet mbi reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet nënshtruar presioneve politike si institucion i pavarur.

Haxhiu përmendi disa nga ligjet dhe reformat që kanë ngecur si pasojë e vonesave nga Kushtetuesja.

“Sa i përket vonesave dhe neglizhencave që Gjykata Kushtetuese po ua bënë reformave tona në drejtësi, është tejet e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të respektojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ju ftoj ta lexoni edhe ju ligjin sepse aty ka afate, në kuptim që e detyrojnë Gjykatën Kushtetuese për t’i trajtuar lëndët pranë saj.

Vetëm sa i përket reformave që Ministria e Drejtësisë i ka adresuar edhe Ligji për Byronë edhe reforma në këshillimin prokurorial që ende është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese edhe vonesat në amendamentet kushtetuese për vettingun, ligji për çmimet tavan dhe pagën minimale dhe të tjera, kanë pasur vonesat e shumta.

Madje, ka pasur raste deri në 16 muaj, është e pazakontë. Ne kemi pasur takime edhe me shumë homologë tanë dhe kemi pyetur se si funksionin Gjykata Kushtetuese atje dhe nuk kemi gjetur asnjë rast të vetëm që Gjykata Kushtetuese vonon ligjet sikur i vonon kjo këtu”, tha Haxhiu.

Haxhiu arsyetoi reagimet dhe qëndrimet e partisë në pushtet kundrejt Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë në vazhdimësi ka penguar reformat.

“Prandaj, duke qenë që Gjykata Kushtetuese në vazhdimësi i ka vonuar reformat, i ka penguar reformat tona, natyrisht që duhet të kemi qëndrime publike për këtë. Duhet ta themi qëndrimin dhe mendimin në raport me këto vonesa”, potencoi Haxhiu. /KP

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?