KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagim i Komisionit Qeveritar ndaj emisionit “Pressing” të T7 – Kërkohet reagim urgjent nga televizioni dhe institucionet mediatike
Lajme

Reagim i Komisionit Qeveritar ndaj emisionit “Pressing” të T7 – Kërkohet reagim urgjent nga televizioni dhe institucionet mediatike

Kosova News
Kosova News 15:30 -04/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj përmbajtjes së emisionit “Pressing”, të transmetuar më 2 qershor 2025 në televizionin T7. Në një deklaratë publike, Komisioni shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe ofenduese që u përdor ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Denigrimi, stigmatizimi dhe mungesa e empatisë ndaj dhimbjes, sakrificave dhe përjetimeve të viktimave dhe familjarëve të tyre riinstalon aktin barbar duke vulosur vdekjen e tyre sociale.”

Komisioni thekson se media duhet të jetë aleate dhe jo abuzuese, veçanërisht kur trajton çështje kaq të ndjeshme dhe të dhimbshme për shoqërinë. Në deklaratë shtohet më tej se:

“Aktet e tilla dëshmojnë se media është ende larg përqafimit të kauzave të tilla të cilat nuk janë dhe as nuk mund të jenë mall për konsum mediatik, apo për përmbushje agjendash personale të grupeve të caktuara, apo qëllimeve të ulëta dhe papërgjegjshmërisë me të cilat abuzohen studiot dhe platformat mediatike.”

Komisioni paralajmëron se deklarimet e tilla jo vetëm që ritraumatizojnë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit, por edhe dëmtojnë rëndë përpjekjet institucionale dhe shoqërore për të garantuar drejtësi, dinjitet dhe të drejta të barabarta për viktimat.

Në përfundim të deklaratës, Komisioni kërkon reagim të menjëhershëm nga Televizioni T7 dhe nga Komisioni i Pavarur për Media, si dhe bën thirrje për reflektim të thellë nga të gjitha mediat në lidhje me mënyrën e trajtimit të viktimave të dhunës seksuale në platformat publike.

“Në ndërmarrjen tonë si një shtet i ri për të vendosur një të drejtë në vend, për të respektuar dhe për t’ju dhënë mundësinë viktimave për të gëzuar të drejtën e tyre… edhe mediat kanë rolin dhe përgjegjësitë e tyre, të cilën nuk e pamë të shpërfaqej në emisionin Pressing të T7 të datës 2 Qershor 2025.”

Gjithashtu lexoni:

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Biznesmen për Serbinë, kriminel për Kosovën, në listën e zezë për SHBA-në

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora

Eksperti i Sigurisë: AKI ndër më profesionistet në rajon, rasti i agjentit Vlajiq e dëshmon këtë

Kosova News 04/06/2025 04/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?