KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rastet e dhunimeve seksuale gjatë vitit 2023 – kërkohet ashpërsim i dënimeve
Siguri

Rastet e dhunimeve seksuale gjatë vitit 2023 – kërkohet ashpërsim i dënimeve

Kosova News
Kosova News 08:07 -02/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i rasteve të dhunës seksuale gjatë vitit 2023 në Kosovë ishte i lartë dhe vazhdon të mbetet shqetësues.

91 raste të dhunimit seksual janë inicuar gjatë periudhës 1 janar – 31 tetor 2023 nga Policia e Kosovës.

“Policia gjatë periudhës 1 janar – 31 tetor 2023, ka inicuar e trajtuar 91 raste ‘Dhunim’”, thuhet në përgjigjen e policisë për Portalin Dukagjini.

Këto raste, në Policinë e Kosovës janë të raportuar si vepra penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kapitullit “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Në bazë të këtij kapitulli, thuhet se personi me fjalë ose sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin seksual ose për të vazhduar atë, apo kur pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim.

Me Kodin Penal të Kosovës dhuna seksuale është e cilësuar si vepër penale dhe tregon se kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet.

E nga rrethanat se si kryhet kjo dukuri, e veçanërisht gjendjes dhe moshës së viktimës së kësaj vepre penale, ligji mund ta dënojë kryesin edhe me 20 vjet burgim apo edhe burgim të përjetshëm.

Për këtë vepër penale minimumi i dënimit është 2 vjet burgim, kurse maksimumi 20 vjet, kur ka pasoja vdekjen.

Kështu thotë avokatja Saranda Beqiri për Portalin Dukagjini, e cila thekson se brenda këtyre kufijve, pastaj varësisht nga rrethanat e rastit vendoset edhe për dënimin.

“Kjo nuk duhet të nënkuptuar që në çdo rast dënimi duhet të jetë me dënim efektiv. Sepse është detyrim ligjor që të vlerësohen edhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat ligji i ka përcaktuar me rastin e matjes dhe përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit”, thotë ajo.

Se a duhet të ketë rigjykim në rastet kur dënimet janë të ulëta, Beqiri thotë se kjo është e përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, arsyet dhe shkeljet ligjore janë të përcaktuar shprehimisht, andaj nuk është arsye ligjore që një çështje penale pavarësisht natyrës së veprës, të kthehet në rigjykim vetëm për shkak të lartësisë së dënimit.

 “Për natyrën e këtyre veprave është e lejuar paraqitja e ankesë edhe nga pala e dëmtuar, këtë rast viktima, andaj në këtë drejtim ligjdhënësi ka menduar të ofrohet mbrojtje më e madhe e palës së dëmtuar”, vijon ajo.

Beqiri thekson se në çdo rast të dëmtuarit nga kjo vepër penale udhëzohen që kompensimin ta kërkojnë në kontest civil nga shkaktuesi i dëmit, në këtë rast nga të dënuarit.

https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_8-7.jpgAvokatja, Saranda Beqiri

“Në çdo rast të dëmtuarit nga vepra penale udhëzohen që kompensimin ta kërkojë në kontest civil, mirëpo po ashtu ekziston edhe një fond për kompensimin e viktimave nga veprat penale, të cilat palët në afat prej 6 muajsh nga marrja e aktgjykimit përfundimtar mund ta realizojnë kompensimin për dëmin e pësuar. Kurse në kontestin e rregullt civil kompensimin duhet ta kërkojnë nga shkaktuesi i dëmit, këtë rast të dënuarit”, thekson Beqiri.

Avokatja Beqiri si kritikë adreson se nuk është bërë mjaftueshëm në rehabilitimin e viktimave.

Ajo thotë se ndonëse parimisht dënimet janë brenda kufijve ligjorë, duhet të ketë ashpërsim të dënimeve për këtë vepër penale dhe të ketë më shumë trajtim të viktimave.

“Parimisht, dënimet janë brenda kufijve ligjorë, mund të ketë raste që janë gjykuar ndoshta më shumë apo më pak, por sigurisht në rrugë gjyqësore në instancat më të larta, në rast të shkeljeve ligjore ato mund të eliminohen. Në këtë kontekst, në mendimin tim përveç ashpërsimit të dënimeve, një fokus më i madh duhet të jetë trajtimi i viktimës për rehabilitimin, e për të cilat konsideroj se nuk bëhet mjaftueshëm në këtë drejtim”, shton Beqiri.

Rastet e dhunimit seksual ishin në numër të lartë në vitin 2023, pavarësisht lëvizjeve e politikave parandaluese të rasteve të tilla.

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër

Kosova News 02/01/2024 02/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?