Kryetari Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes, nga Leigh Ann G. Killian, drejtorja për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre!
Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional.
“Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, thuhet në njoftim.


