KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ramush Haradinaj merr vetëm 1 votë në Gjenevë, e kalojnë Fatmir Limaj dhe kandidatët e tij
Lajme

Ramush Haradinaj merr vetëm 1 votë në Gjenevë, e kalojnë Fatmir Limaj dhe kandidatët e tij

Kosova News
Kosova News 18:03 -27/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj ka marrë vetëm një votë në këtë vendvotim, teksa Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka marrë tri vota. Nga tri vota i kanë marrë edhe kandidatët nga Nisma’s, Vesel Krasniqi e Arbëreshë Krasniqi.

Time Kadriaj, Ardian Gjini, Teuta Haxhiaj, Ukë Blakaj, Daut Haradinaj, Hamdi Komoni, Arif Ahmetxhekaj, Lahi Brahimaj, Agron Kuçi, kanë marrë nga një votë, derisa kandidatët tjerë kanë zero vota.

Numërimi i votave të mërgatës nga votimi nëpër përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Kështu ka deklaruar për Reporteri.net zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, ka thënë Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri tani rezultatet nga numërimi i 44.19 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)e cila ka marrë 7.21 për qind të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind.

Numërimi i votave të diasporës, pason me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 27/02/2025 27/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?