KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ramadan Morina deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Siguri

Ramadan Morina deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës

Kosova News
Kosova News 11:48 -30/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ramadan Morina u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte në Kosovë.

“Nuk e pranoj fajësinë se prej majit ’98 deri më ’99 fare s’kam qenë në Kosovë. E kam dëshminë”, deklaroi Morina.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Ilir Morina, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se në afat prej 15 ditësh mund të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Prokurori Morina tha se në aktakuzë kanë propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit, duke konsideruar se përmbushen kushtet ligjore për vazhdimin e kësasj mase.

“I akuzuari dha adresë të pasaktë, paralufte e ka pas në fshat e nga ajo kohë nuk ka adresë në Kosovë. Adresën e përhershme e ka në Serbi. Atë që e dha në Prishtinë është adresë e përkohshme dhe e një familjari të tij që ky me gjasë e shfrytëzon në pak raste për këto 20 vite ku ka ardhë në Kosovë”, tha prokurori.

Andaj, mbi këtë bazë, prokurori Morina i propozoi Gjykatës që t’i vazhdohet paraburgimi të akuzuarit.
Kurse, mbrojtësi i Morinës, avokati Shpend Gashi i cili zëvendëson avokatin Arianit Koci, tha se mbesin pranë parashtresës dhe kundërshtojnë në tërësi deklarimin e prokurorit.

“Për faktin se i mbrojturi im kur u pyet për adresën e tij, i njëjti mendoi se po pyetet për adresën e tij në Kosovë.. i njëjti planifikon që pensionimin e tij ta kalojë në Kosovë, tha Gashi.

Avokati shtoi se konsiderojnë që prokurori keqinterpretoi përgjigjen e të akuzuarit Morina. Propozoi që i mbrojturi i tij të lirohet nga masa e paraburgimit dhe t’i caktohet një masë më e butë.
Lidhur me propozimet për masën e sigurisë, Gjykata do të vendos me aktvendim të veçantë jashtë seancës.
Paraprakisht, avokati Shpend Gashi, tha se ka pranuar një kopje të aktakuzës dhe provat.

Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se më 17 dhjetor 2025 është parashtruar dhe një ditë më vonë është pranuar nga gjyqtari një ankesë nga avokati Arianit Koci. Tha se ankesa ishte ndaj aktvendimit për pranimin e pjesërishtëm të kërkesës së mbrojtjes për dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar.

Sipas Beqirit, duke qenë se kërkesa i është drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, ndërsa disa ditë më herët është ngrit aktakuza, atëherë ai si kryetar i trupit gjykues nuk ka pasur kompetencë të vendos në lidhje me këtë ankesë.

Po ashtu, duke qenë se lënda për vazhdim të paraburgimit është kthyer në rivendosje nga Supremja, atëherë gjykata i ka dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë mendimin e tij lidhur me propozimin e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës.

Kështu, gjykatësi tha se avokati Arianit Koci më 29 dhjetor ka paraqitur kundërshtimin ndaj propozimit për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, të cilin e ngarkon për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Morina akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronës, dëbimin e popullatës civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve.

“Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë. R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhej në njoftim.

I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 30/12/2025 30/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?