KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ramabaja krahason Kurtin me Skënderbeun, thotë se marrëveshja për dokumente arriti falë Kurtit
Politikë

Ramabaja krahason Kurtin me Skënderbeun, thotë se marrëveshja për dokumente arriti falë Kurtit

Kosova News
Kosova News 21:41 -27/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Opinionisti Sadri Ramabaja, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar rreth marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen respektivisht në kufi.

Ramabaja përmes këtij postimi krahason Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me Gjergj Kastriotin Skenderbeu duke thënë se ”Beteja e Prishtinës me Portën e Lartë, alias Beogradin, i ngjet asaj të vitit 1444 që kishte Skenderbeu me Sulltan Muratin e II-të”.

Ai në mes të tjerash thekson se marrëveshja e arritur për dokumentet e udhëtimit është arritur falë insistimit të Kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Restaurimi i reciprocitetit garanton barazi e dinjitet

Derisa kryeministri Kurti po përballej me presidentin serb Vuçiq në Bruksel dhe delegacionet e diplomacisë perendimore këtu në Prishitnë, ndërkaq dikasterët e qeverisë po bëheshin gati për realizimin pa burbujë të vendimeve të qeverisë nga 1 shtatori, sot, në orët e pasdrekës përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës. Tashmë, pohon Borreli, ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në këtë drejtim.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, ka shkruar Borrell në Twettr-in e tij.

Reciprociteti ashtu siç ishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale nga ana e VV, bëhet fryma e zgjidhjeve parimore në relacionet Kosovë-Serbi.

Beteja e Prishtinës me Portën e Lartë, alias Beogradin, i ngjet asaj të vitit 1444 që kishte Skenderbeu me Sulltan Muratin e II-të. Derisa Gjergji ynë kishte marrë nën kontroll qytetin e Sfetigradit, që do t’i shërbente si pikë vrojtuese në lindje të Arbërisë, ai njëkohësisht detyrohej t’i kushtonte rëndësi të veçantë edhe menaxhimit të xhelozisë së princërve shqiptarë dhe smirës së tyre tek shihnin ngritjen e Shtetit të Arbërit nën flamurin e Gjergjit!

Duke i përcjellë reagimet e opozitës në Prishitnë, e sidomos zgjatimit të saj – BSPK-së, që aq shumë tashmë i ngjet kartelave të krimit, nuk ka se si të mos kthehet ora e historisë në motin 1444, atbotë kur po fillohej ngritja e Shtetit Shqiptar.

Aleanca e selitur me Perendimin dha rezultatet e mira që garantojnë RECIPROCITETIN në raport me Serbinë. Me këtë akt Republika garanton kalimin nga pozicioni i inferiritetit që kishte në tavolinën e bisedimeve dhe imponimit të asimetrisë në dialog, në atë të barazisë.

Marreveshja e arritur per dokumentet e udhetimit megjithatë, është produkt i thellimit të bashkëpunimit në relacionin Prishtinë-Uashington dhe kjo falë insistimit të Kryeministrit Kurti.

“Restaurimi i Brankoviqit” alias Vuçiqit në krye të Serbisë, nën varësinë e BE-së, duke marrë garancione se ajo, pra Serbia, do të shërbejë si garancë sigurie mes interesave ruse de neootomane dhe BE-së, në planin afatgjatë nuk mund të tregohet i sukseshëm. Serbia nuk paraqet kurrfarë garance për largimin e plotë të ndikimit rus e as atij neootoman në Europën Juglindore.

Vetëm konsolidimi i Republikës së Kosoëvs dhe kalimi gradual në Federatën Shqiptare, është garancë e plotë që mbanë larg ndikimin rus dhe rikthen kufijtë e civilizimit perendimor.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 27/08/2022 27/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?