Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të hënë do të udhëtojë drejt Kosovës për vizitë zyrtare. Udhëtimi i Ramës në Prishtinë vjen një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Policia e Kosovës gjithashtu ka dalë me një njoftim me një plan masash për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës.



