Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj janë tërhequr nga posti i deputetit, të cilin e kanë fituar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Këtë e bëri të ditur kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e sotme ku pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ata do të zëvendësohen nga Bekë Berisha e Burim Ramadani.


