KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama thotë se do të propozojë që të njehsohen diplomat e universiteteve shqiptare me të BE-së
Rajon

Rama thotë se do të propozojë që të njehsohen diplomat e universiteteve shqiptare me të BE-së

Kosova News
Kosova News 12:14 -03/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universitetet evropiane, gjatë takimit për diskutimet mbi komunitetin e ri politik evropian, që do të mbahet më 6 tetor.

“Të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara por që nuk janë në BE, si Zvicra e Norvegjia, do të mblidhen në Pragë, për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik evropian”, tha Rama gjatë fjalës në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Nano-teknologjisë.

“Së bashku me kryeministrin (e Holandës, Mark) Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër në “Politico” mbi disa nga drejtimet që besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë komunitet të ri politik evropian dhe ku ne si Shqipëri kemi vënë theksin ndër të tjera, tek të rinjtë dhe universiteti”, tha Rama.

“Bota universitare evropiane, te domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve evropiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë. Çka do t’i jepte hov të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit me universitetet tona, duke mundësuar krijimin e sinergjive me universitetet europiane dhe praktikisht duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë, që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri, që të mos kenë nevojë të largohen për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë, Gjermani, apo Holandë, por ta gjejnë në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet vendas, të kenë programin dhe pastaj në fund, diplomën e barasvlershme të një universiteti në Spanjë, Gjermani apo Holandë”, shtoi Rama.

Rama pranoi se ky proces do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet.

“Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim, sepse dimensioni akademik dhe arsimor nuk mund të presë anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Nëse kjo do të kthehet në një politikë të re të BE do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ato familje që investojnë shumë për të shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit, për të gjithë ata që i përkasin botës akademike këtu në vend, dhe nuk diskutohet për përfituesit e drejtpërdrejtë, studentët”, tha kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

Kosova News 03/10/2022 03/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?