KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: S’kemi qare pa e zgjatë sheshin deri te Rrethi i Flamurit
Lajme

Rama: S’kemi qare pa e zgjatë sheshin deri te Rrethi i Flamurit

Kosova News
Kosova News 12:37 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës ka folur për një sërë projektesh të cilat janë realizuar, po vazhdojnë dhe ato që po planifikohen për vitet në vazhdim.

Përparim Rama ka thënë se shumë projekte i kanë shkuar fundit, por se ka edhe të tjera që kanë ngecur.

“Kemi një numër të madh të punimeve që po ekzekutohen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Edhe investime infrastrukturore ku kemi numër të madh të rrugëve që kanë filluar dhe kanë përfunduar, disa të tjera që kanë filluar vazhdojnë ende zhvillimin. Kemi bë planifikime edhe për vitin e ardhshëm. Edhe renovimin e shkollave ekzistuese, edhe ndërtimin e shkollës së re në Vranidoll që e kemi hapur sivjet që ka qenë problem i madh në atë zonë. E kemi përfunduar aty. Jemi duke punuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, në rinovime dhe ndërtimin e shkollës në lagjen ‘Qëndresa’ dhe dy shkolla të tjera. Kjo do të ndihmojë edhe trafikun, pra ndërtimi edhe i infrastrukturës rrugore, shkollore, të qendrave mjekësore familjare. Kemi bë edhe hapësira të ndryshme rekreative, sportive, parqe”, ka treguar ai.

Rama ka folur edhe për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”. Ka thënë se transformimi i tij veçse ka filluar dhe se do të ndërlidhet në tri shtresa.

“Transformimi veç ka filluar, por shesh i dizajnuar në prill të 2024-s do të fillojmë. Do ta shpallim tenderin për ta transformuar krejt këtë hapësirë. Do ta bëjmë publike dhe do të kemi disa hapësira këtu që lidhen me aspektin e shtresimit, pra prej Bibliotekës, Biblioteka është një nivel, pastaj te RTK-ja dhe këtu sheshi është nivel tjetër. Do të jenë tri shtresa që do të ndërlidhen”, ka thënë ai, shkruan KOHA.

Rama ka thënë se nuk do të mbyllet asnjë rrugë për shkak të shndërrimit në shesh të rrugës “Xhorxh Bush”.

“Ne nuk mbyllim rrugë, e vetmja rrugë kryesore që është hapur për qytetarët është kjo. Për makina, ne kemi analiza dhe organizimin e sistemit njëkahor që e kemi testuar dhe tash po bëjmë planifikimin për shenjëzimin dhe autobusët që po i presim. Kur vijnë autobusët dhe e kemi analizën e linjave të autobusëve, për t’i funksionalizuar të gjitha zonat e kryeqytetit. Pastaj e kemi këtë qasjen njëkahore të qendrës së kryeqytetit dhe transformohet në mënyrë të bukur”.

Ka deklaruar se nuk ka opsion tjetër por zgjatjes së sheshit deri te Rrethi me Flamur.

“Mendoj se nuk kemi qare pa e zgjatë deri të Rrethi me Flamur nëse duam me shpëtu qytetin nga ky kaos i trafikut sic e kemi sot. Kaosi në trafik është me vite dhe është shenjë që qytetarët këtu dhe që vijnë nga jashtë dynden në Prishtinë. Rrugët periferike kanë qenë shumë të mangëta, prandaj me një intensitet jemi duk i punuar rrugët përreth, me kriju rrugë alternative, me kriju shkolla alternative e qendra mjekësore. Këto do të ndihmojnë trafikun në qytet”, ka theksuar Rama.

Ai ka përsëritur se: “Transformimi është duke ndodhur, transformimi nuk është i lehtë, nuk është i shpejtë, por është duke ndodhur”.

I pyetur për marrëdhëniet me nivelin qendror, ai ka dhënë mesazhin që me politikanët, të gjithë “të bëhemi së bashku për të mirën e të gjithë vendit”.

“Unë gjithmonë i kam pasur marrëdhëniet e mira me gjithkënd dhe nuk jam konfrontues, uroj të kemi bashkëpunim të mirëqenë mes nivelit lokal dhe qendror. Nuk kemi asnjë arsye që të jemi konfrontues”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?