Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova ka të drejtë të ketë rezerva sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Rama ka thënë se e mirëkupton Kosovën, porse i mirëkupton edhe aleatët ndërkombëtarë.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!” – ka shkruar Rama në Twitter.


