Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Rama, në lidhje me Propozimin Evropian, ka thënë se Kurti e ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur sipas tij, një hap të parë më shumë rëndësi përpara.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2023


