KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama i pari nga rajoni që e mbështet planin franko-gjerman për Kosovën e Serbinë
Politikë

Rama i pari nga rajoni që e mbështet planin franko-gjerman për Kosovën e Serbinë

Kosova News
Kosova News 15:15 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se plani i Francës dhe Gjermanisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është një shans shumë i madh jo vetëm për Prishtinën dhe Beogradin por për të gjithë rajonin.

Rama ka thënë tutje se shpreson që palët të marrin seriozisht një propozim të tillë të Scholz dhe Macron dhe të kuptojnë se tashmë ka ardhur koha për të kontribuar në pikturën e përgjithshme të sigurisë së Evropës.

“Unë në fillim dua të them që plani franko-gjerman që është propozuar Serbisë dhe Kosovës ofron për to vërtet një shans madhështor, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjithë rajonin.

Dhe unë shpresoj vërtetë që të dyja palët ta marrin këtë serioziosht dhe shpresoj që të dya palët ta kuptojnë që tani ka ardhur koha që të japim një kontribut të rëndësishëm për të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane”, ka thënë Edi Rama më 3 nëntor në Berlin.

Për planin franko-gjerman ka folur sot edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Ai ka thënë se BE-ja ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Beogradit për planin franko-gjerman.

Për një plan të tillë ditë më parë kanë dhënë detaje edhe nga Berlini zyrtar duke treguar për synimin e përbashkët Paris-Berlin për vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Plani franko-gjerman synon që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjet për të cilat aktualisht palët mund të merren vesh, ndërkohë çështjet e tjera për të cilat s’do të ketë pajtim, si puna e njohjes do lihen për një periudhë tjetër kohore.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

TAGGED: Edi Rama, Plani Franko-Gjerman
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?