KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Hyrja në “Fan Zone” është falas, po tentohet të më dëmtohet imazhi
Politikë

Rama: Hyrja në “Fan Zone” është falas, po tentohet të më dëmtohet imazhi

Kosova News
Kosova News 12:01 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se hapësira në rrugën “Xhorxh Bush” për përcjelljen e lojërave të Kampionatit Evropian, është pa pagesë, e sipas tij, akuzat se hyrja ishte me pagesë “janë të pasakta”.

Ky reagim i Ramës vjen pasi shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se asamblisti Arianit Beqiri, u arrestua të hënën pasi “nuk pranoi të paguante hyrjen ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”.

Rama ka thënë se po tentohet t’i dëmtohet imazhi atij dhe strukturave gjegjëse në Komunë.

“Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin ‘Xhorxh Bush’. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua”, është shprehur kreu i kryeqytetit.

Ai ka ftuar “për trajtim të përgjegjshëm të informacionit”.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se Beqiri dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për moszbatim të urdhrave policorë.

“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor  për mos zbatim të urdhrave të policit dhe  dyshimit  për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Aktualisht, Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, ka thënë të hënën në mbrëmje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?