KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030
Rajon

Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030

Kosova News
Kosova News 15:38 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2030 është absolutisht i mundshëm.

Në Shqipëri po mbahet Forumi Ekonomik i Tiranës, ku i pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë.
Në fjalën e tij në hapje të edicionit të pestë të forumit, Rama theksoi se po e kthejnë vendin në një korridor zhvillimi nga veriu në jug dhe sipas tij Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata.

“Në një Evropë që po rimendon arkitekturën e saj të sigurisë dhe ekonomisë, vendi ynë qëndron si një shtyllë stabiliteti, një partner i besueshëm dhe një ekonomi në rritje. Ne kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave me BE në një kohë rekord, e kemi dyfishuar buxhetin tonë, PBB-në tonë, ndërkohë që deficiti ynë është në nivelet më të ulëta të mundshme.

Gjithashtu, kemi edhe një sektor në rritje të turizmit, gjithashtu kemi edhe një sektor, ku po rinovojmë infrastrukturën tonë nga portet deri tek hekurudhat dhe po shtyjmë transformimin digjital me një shpejtësi marramendëse”, tha ai, shkruan “TRT Balkan”. 

Kryeministri Rama u shpreh se revolucioni digjital ka ndryshuar mënyrën se si qeverisin dhe mënyrën se si po operon biznesi.

“Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por është destinacion dhe busulla jonë është e qartë drejt Bashkimit Europian. Negociatat janë të hapura, kapitujt po ecin përpara dhe objektivi ynë është realist dhe i arritshëm, patjetër me një kusht: që Evropa të mbajë premtimin dhe që së bashku ne t’i përmbahemi kalendarit për të cilin jemi marrë vesh bashkërisht. Anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 është absolutisht i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën, por që ta ndërtojmë Evropën këtu”, tha Rama.
Ai shtoi ndër të tjera se infrastruktura moderne do ta kthejë Shqipërinë në një kryqëzim logjistik mes Ballkanit dhe Evropës.

Pjesë e forumit ishte ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj ka theksuar se për Shqipërinë pozicioni i vetëm koherent strategjik mbetet kontributi për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin rajonal dhe atë kontinental.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Spiropali theksoi se “stabiliteti rajonal mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, duke rikujtuar mbështetjen e vendit për dialogun Kosovë–Serbi dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në rajon”.

Diskutimet në furim fokusohen sipas organizatorëve mbi çështje që lidhen me ndryshimet globale, ngritjen e Shqipërisë si një qendër ekonomike rajonale, rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe sfidat kryesore të investimeve.

Forumi Ekonomik i Tiranës organizohet nga Forumi Ekonomik i Delfit, ndërkohë pjesë janë zyrtarë, sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?