KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Dashurinë për kryeqytetin duhet ta tregojmë duke e mbajtur pastërtinë
Lajme

Rama: Dashurinë për kryeqytetin duhet ta tregojmë duke e mbajtur pastërtinë

Kosova News
Kosova News 14:13 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e konsideroi si sfidë të madhe pastrimin e kryeqytetit, derisa shtoi se po punojnë që ta luftojnë këtë dukuri negative.

Ai shtoi se janë në proces të blerjes se kontejnerëve dhe kamionëve të ri, derisa potencoi se po planifikohet edhe krijimi i Policisë së Kryeqytetit, specifikisht i asaj të gjelbër, për të përmirësuar gjendjen e ambientit.

“Pastrimi është më se i nevojshëm, ta kemi një ambient më të shëndetshëm për të gjithë. Ne si kryeqytet e dimë që e kemi një sfidë të madhe me pastrimin e kryeqytetit. Kemi një sfidë e cila është me vite të tëra. Jemi duke luftuar këtë dukuri negative, e cila ka një impakt negativ në gjithë qytetarët këtu të Prishtinës. Pra, e kemi edhe fokusin aty. Pra, e kemi edhe një iniciativë të re për blerjen e kamionëve të ri, kontejnerëve të ri. Po ashtu, edhe involvimin e organizatave të tjera që të jenë pjesë e kësaj madhështie. Kryeqytetin e kemi në zemër e duam të gjithë, dashurinë për kryeqytet duhet ta tregojmë, duke e mbajtur pastërtinë, duke u bërë bashkë të gjithë”, tha Rama.

Ndërkaq, përfaqësuesi i KFOR-it, Luca Bisetto tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të shpërndahet mesazhi ‘që të bëhemi bashkë dhe të pastrojmë, për një mjedis sa më të pastër’.

“Po ashtu deshëm ta falënderojmë edhe organizatën jo qeveritare ‘Let’s Do It’, të cilët e kanë organizuar këtë event, bashkë me neve, bashkë me komunën, bashkë me kryetarin e Komunës, gjithë njerëzit që marrin pjesë këtu, po ashtu edhe ekipet nga Bonstill, ekipi italian nga Peja dhe të gjithë pjesë marrësit që janë prezent sot. Po ashtu me këtë gjest duam ta shpërndajmë edhe mesazhin tek popullata që të qëndrojmë së bashku, ta pastrojmë së bashkë, dhe të kemi jetë së bashku të gjithë ne këtu që jemi”, tha Bisetto, raporton KP.

Ndërkaq, nga organizata “Let’s Do It Kosova” thonë se roli i qytetarëve dhe institucioneve është i rëndësishëm për të mbajtur të pastër vendin tonë, derisa bëri thirrje që mos të ndoten hapësirat publike.

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan aktivitetit, të cilët filluan të pastronin kryeqytetin bashkë me kryetarin Rama dhe figura të tjera publike.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Kosova News 28/10/2023 28/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?