Irani vazhdoi sulmet me raketa ndaj Izraelit vonë mbrëmë, për të dytën ditë radhazi, në përgjigje të sulmeve të mëparshme izraelite.
Një kamerë kapi pamje dramatike ndërsa raketat iraniane binin mbi qytetin izraelit të Haifas, duke ndriçuar qiellin e natës.
Pamjet tregojnë disa raketa që interceptohen nga sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome.
Bëhet e ditur se raketat iraniane goditën disa vende në Izraelin verior, duke vrarë tetë persona.
Ndryshe, ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin që të evakuojë menjëherë “fabrikat e prodhimit të armëve ushtarake”, me shumë gjasa duke sinjalizuar sulme të reja.
Avichay Adraee, zëdhënës ushtarak, e postoi paralajmërimin në platformën sociale X në persisht.