KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria synon që lumin Vjosa ta bëjë park kombëtar
Rajon

Shqipëria synon që lumin Vjosa ta bëjë park kombëtar

Kosova News
Kosova News 18:56 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët shqiptarë, të hënën, shpallën lumin Vjosa dhe degët e tij një park kombëtar të ardhshëm, veprim ky që synon të ruajë atë që ata e quajtën një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri nënshkroi një marrëveshje me organizatën mjedisore Patagonia me qendër në Kaliforni për të hartuar një “plan të integruar dhe të qëndrueshëm” për parkun e ri.

“Kjo është një mundësi për të mbrojtur një nga lumenjtë e Evropës, me të vërtetë një nga lumenjtë më të çmuar të Evropës”, tha Ryan Gellert nga organizata Patagonia për Associated Press.

Patagonia, së bashku me grupet e tjera mjedisore EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, do të ndihmojnë në organizimin dhe financimin e një paneli ekspertësh ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët do të hartojnë kornizën për parkun dhe gjithashtu do të krijojnë “ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë bukuri natyrore”.

Lumi Vjosa është i gjatë 270 kilometra, i cili rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Shkencëtarët thonë se ekosistemi i Vjosës është habitati për 1100 specie, 13 prej të cilave janë në rrezik të madh të zhdukjes. Ajo gjithashtu ka vlerë ekologjike, kulturore dhe ekonomike për 60 mijë shqiptarët që jetojnë në brigjet e saj.

Shpallja si park kombëtar do të pasurojë “brezat që do të trashëgojnë Vjosën në një mënyrë që është një rrugë e re e pashkelur në Evropë”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai tha se qeveria ka anuluar planet e saj të ndërtimit për tetë hidrocentrale në Vjosë dhe degët e saj që do të prodhonin energji elektrike për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor. Ambientalistët thonë se digat do të kishin shkaktuar dëme serioze në lum.

Zyrtarët nuk treguan se çfarë do të bëhet me hidrocentralin gjysmë të ndërtuar në Kalivaç në Vjosë.

“Marrëveshja është një hap serioz drejt fillimit të një projekti të përbashkët të shumë aktorëve, jo vetëm të qeverisë, në ndërtimin e parkut kombëtar,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania, një nga grupet që kundërshtuan ndërtimin e digave.

Si Nika ashtu edhe Gellert thanë se duhen vite para se parku kombëtar të bëhet zyrtar. Aktualisht është zonë e mbrojtur. As qeveria dhe as grupet mjedisore nuk mund të thonë menjëherë se sa i madh do të jetë parku i ri – duke supozuar se kjo është një pyetje për panelin e ekspertëve – por Rama tha se do të ishte më i madhi në Shqipëri.

Gjatë vitit 2021 shumë fshatarë dhe aktivistë mjedisorë kishin kundërshtuar planin e qeverisë për të ndërtuar më shumë se 30 hidrocentrale përgjatë rrjedhës së Lumit Vjosa. Sipas ekspertëve dhe aktivistëve lokalë, ndërtimi i digave do të përmbyste zona të mëdha dhe do të dëmtonte ekosistemin./Evropa e lire/

Gjithashtu lexoni:

Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë

Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

TAGGED: Lumi, parku kombetar, synimi
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
11:05 -08/07/2025
BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim
11:02 -08/07/2025
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë
10:47 -08/07/2025
Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” mes grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në mbarë botën
10:42 -08/07/2025
Trump vendos tarifa për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën
10:34 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?