KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, Kurti nuk e formon Asociacionin
Rajon

Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, Kurti nuk e formon Asociacionin

Kosova News
Kosova News 22:17 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë dhe se është e vështirë të arrihet ndonjë përparim.

Vuçiq, madje ka folur në emër të Kurtit, duke thënë se është i sigurt që kryeministri i Kosovës është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin.

“Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është një inkurajim për Kurtin. Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën, ne do të përpiqemi të gjejmë një lloj rruge drejt progresit për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiç për televizionin “Happy”

“Ne do të kemi një takim 30-minutësh dhe më pas do të kaloj de facto dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjej një lloj rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

- Reklamë -

Siç tha Vuçiq për televizionin “Happy”, “për shumë arsye, ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së vizave [për Kosovën] dhe duhet t’i gëzohemi atij vendimi”.

Lexo po ashtu:

Kurti shpreh gatishmërinë të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë më 18 mars në Ohër

“Por, momenti në të cilin ndodh kjo tregon se ata jo vetëm që nuk janë të gatshëm të ushtrojnë presion, por është duke e inkurajuar Kurtin që të vazhdojë politikën e mospërmbushjes së obligimeve të veta”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha gjithashtu se populli i Serbisë duhet ta dijë se askush nga lidershipi i Serbisë nuk ka shkruar ndonjë plan apo propozim, por Gjermania dhe Franca.

“Nuk më shkon mendja të nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. Nuk do të ketë kapitullim, dorëzim, u thashë të gjithëve se Serbia nuk do të pajtohet me hyrjen e Kosovës në OKB, as nuk do ta njohim pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetër. Ju përmbushni detyrimin, formoni Asociacionin dhe unë ju them që nuk do ta bëjë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise të shumta, por shqiptarët nuk do të bëjnë asgjë”, tha Vuçiq.

Lajçak tha sonte në Prishtinëse kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacionin, të cilat modele nuk kanë çuar në mosfunksionim te shtetet.

Ai  tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë Asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës.

Lexo po ashtu:

Lajçak: Kurtit ia dorëzova 15 modele evropiane për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit në Prishtinë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ai [Kurti] shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, u tha në njoftimin e lëshuar.

Lexo po ashtu:

Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam për planin e zbatimit, takimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia

Ndërsa, pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij dyditore është që të dëgjojë qëndrimin e Kosovës lidhur me propozimin evropian për normalizim, për të cilin palët u pajtuan gjatë takimit të 27 shkurtit, në mënyrë që në takimin e radhës në Ohër, palët të mund të bëjnë hapin e radhës, atë të finalizimit të marrëveshjes.

“Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst. Unë do të jem në Beograd të hënën dhe të martën me të njëjtin qëllim, që të dëgjojmë nga Serbia se si e shohin zbatimin e atij dokumenti”, tha Lajçak.

“Ne shpresojmë se do të arrijmë të kemi një dokument për të cilin palët do të pajtohen më 18 mars në Ohër. Tash për tash është e pamundur të thuhet më shumë”, theksoi ai për gazetarët në Prishtinë. 

Lexo po ashtu:

Publikohet agjenda e takimit të 18 marsit në Ohër, fokusi në finalizimin e Aneksit të Implementimit

Gjithashtu lexoni:

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Salih Zyba publikon pamje nga Theranda, mesazh i fortë për fitoren e Vetëvendosjes

Kosova News 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?