KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QKUK: Të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë, njëri nga ta në gjendje kritike
Siguri

QKUK: Të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë, njëri nga ta në gjendje kritike

Kosova News
Kosova News 11:39 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, përderisa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë por më stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike”, ka thënë shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

Ndryshe, dje tre persona janë plagosur në Pejë me armë zjarri rreth orës 21:25.

Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë.

Përderisa i dyshuari kryesor për këtë rast, Agron Gashi, 21-vjeçar është në arrati, një person tjetër është arrestuar si i dyshuar për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, rezulton të jetë recidivist i veprave penale.

Kështu ka njoftuar policia në kërkesën për bashkëpunim për kapjen e tij.

Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë

Gjithashtu lexoni:

Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Alarm për mjet të dyshuar në afërsi të pompës së derivateve në Fushë-Kosovë

Detaje nga Prokuroria për aksionin në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë Arkivave

Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde

Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
71%
1 km/h
Thu
24 °C
Fri
31 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet me magnitudë 2.8 në Kosovë
23:27 -16/07/2025
Kurti: Studentët tanë tashmë kanë qasje të plotë në programet e BE-së dhe përfitime nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
23:11 -16/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra e ambasadores në UNESCO
22:47 -16/07/2025
Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh
22:19 -16/07/2025
Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë
21:56 -16/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?