KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QKSS: Serbia e interesuar që ta mbajë situatën e tensionuar në Kosovë
Siguri

QKSS: Serbia e interesuar që ta mbajë situatën e tensionuar në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:31 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia është e interesuar që ta mbaj situatën e tensionuar në Kosovë, por nuk është në interes të vendit tonë që elemente destabilizuese të lëvizin lirshëm në territorin e saj.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli pas arrestimeve që ndodhën këtë fundjavë të paraqitur si pelegrinë serbë në Gjakovë dhe Prizren.

Vrajolli theksoi po ashtu se “potenciali që Serbia t’i përdorë këto elemente destabilizuese nw Kosovw ka qenë dhe mbetet”.

Ai bën thirrje tek institucionet kosovare për ngritje të vigjilencës ndaj çdo lëvizje nga shteti serb.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Mentor Vrajolli konsideron se me kontrollin rigoroz të kufirit Kosovë-Serbi qoftë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por edhe KFOR-it dhe NATO-Së gjasat për një eskalim të përgjithshëm të konfliktit është e vogël.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë sipas Zyrës së Kryeministrit Serbia “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë.

Sipas Vrajollit në këtë aspekt formimi i institucioneve të reja është në dorën e partive politike në vend. Por, shton se edhe pakicat duhet të bashkohen të gjejnë zgjidhje për formim të qeverisë së re.

16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë u arrestuan të shtunën dhe të dielën në Gjakovë dhe Prizren. Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë, i cili tha se katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sipas Sveçlës njëri nga të arrestuarit është i afërt me të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

E me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dje u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.
Prokurori Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktualisht në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke u mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj spiunëve të BIA-s serbe, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bjeshkët e Rugovës në Pejë mbulohen nga bora në mes të majit

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?