Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë publike një pako ndihmese për të përballuar inflacionin,. Ky veprim i Qeverisë së Kosovës vjen kur janë organizuar greva gjithandej në vend.
Kurti ka bërë me dije që do qeveria do të subvencionojë ata që kursejnë energjinë elektrike. Nëse një qytetar kursen krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, qeveria do të subvencionojë dyfish të shumës që është kursyer.
“Si qeveri mbetemi të përkushtuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Prandaj sot po prezantojmë një pako të re, që ka për qëllim përkrahjen e qytetarëve për t’u përballur me krizën inflacionare.
Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Ata që kursejnë në krahasim me vitin e kaluar periudhën e njëjtë, do të subvencionojmë dyfish atë që është kursyer”, ka thënë kryeministri.